
Liberalizimi i vizave, ka sjellë një frymë të re për qytetarët e Kosovës, të cilët tani mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve anëtare të BE-së për qëllime turistike, biznesi ose vizita familjare.
Një vendim i tillë, ka kontribuar drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve që përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”
Një numër i madhë i njerëzve të cilët po e përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës shihet edhe sot.
Që nga 1 janari kur edhe ka filluar zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave e deri më sot, në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar një numër i madh i fluturimeve.