Sport

UEFA e konfirmon: Kosova nuk mund të jetë në grup me këto dy kombëtare

Gazeta10
29 Shtator 2022 - 10:56

Para hedhjes së shortit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, i cili është planifikuar më 9 tetor në Frankfurt, UEFA ka njoftuar për disa rregulla dhe përditësime, shkruan Gazeta10.

Sa i përket Kosovës, UEFA ka njoftuar se kombëtarja nuk mund të caktohet në një grup me Serbinë apo Bosnjë e Hercegovinën, për arsye politike.

Këto çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltari/Spanja, Kosova/Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosova/Serbia,  thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kosova gjendet në vazon numër 4, bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.