Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Uglanini tregon se për çfarë e përdorin alarmin serbët në veri

Gazeta10
13 June 2023 - 18:26

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanini ka thënë në “INFO10”, se sirenat e alarmit të lëshuara nga komuniteti serb në veri të vendit janë bërë dicka e zakonshme për banorët.

Por, ai ka treguar edhe se si ndryshoi përdorimi i këtij alarmi nga serbët ndër vite, duke theksuar se kjo mbetët shqetësuese për fëmijët, shkruan Gazeta10.

Ai tha se serbët tanimë po e përdorin alarmin edhe për arrestimet e tyre.

‘’Fatkeqësisht, ’Kjo është simbol për komunitetin joshumicë sepse kjo sirenë, kur ndodhin këto sene. është që 20 e diçka vjet prezente. Këto ndikojnë tek fëmija pavarësisht cilës përkatësi etnike. Është shqetësim për popullatë e familje, por banorët janë mësuar me to, jemi mësuar, është një lloj alarmi që po ndodh diçka e madhe. Përpara u kanë alarm për sulme ndaj EULEX-it dhe KFOR-it, tash po e përdorin edhe kur po arrestohet dikush  individualisht nga ana e komunitetit serbë.’’, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.