Gazeta10

Ujërat e zeza në Gllarevë, kryetari i Klinës flet për problemin

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka folur rreth problemit të ujërave të zeza në Gllarevë, raporton Gazeta10.

Elezaj ka thënë se është i njoftuar për problemin por zgjidhja e tij nuk është nën kompetencën e komunës.

“Unë hulumtova problemin. Kam pasur një shkrim pardje nga një qytetar për një bllokim të kanalizimit në një lagje të Gllarevës sepse rrjeti i kanalizimit është shtrirë komplet. Por siç dihet me kanalizimin menaxhon kompani rajonale Hidrodrini që nuk është komuna. Menjëherë pasi e kam marrë shqetësimin e kam adresuar tek drejtori i shërbimeve publike dhe besoj që së shpejti do të dalin në teren”, ka thënë ai.

Tutje, i pari i Klinës, Elezaj, ka thënë se nëse nuk do ketë reagim nga kompania, do të reagojnë ata brenda kapaciteteve që kanë.

“Nëse nuk do të ketë reagim nga ata do të ketë reagim nga ana jonë me mundësitë tona buxhetore” . /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë