Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ujërat e zeza vërshojnë një pjesë të kampusit universitar, komuna premton zgjidhje

Gazeta10
04 May 2023 - 8:44

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje drejtpërdrejt me gazetaren Egzona Shala është raportuar se ujërat e zeza po rrjedhin në oborrin që lidh Rektoratin dhe Bibliotekën Kombëtare.

Kjo gjendje e ujërave të zeza sipas një qytetari po vazhdon qe një vit radhazi, raporton Gazeta10.

“Para tre muajëve kanë ardh edhe e kanë hap kanalizimin, por menjëherë pas dy apo tri dite është hapur ky shakti posht, u bënë që disa muaj dhe askush nuk ka ardh për të intervenuar për këtë problem”, tha ai.

Ai thekson se ka kontaktuar edhe me ujësjellësin, ata kanë ardhur dhe janë munduar ta rregullojnë problemin por që nuk kanë arritur.

“Më kanë thënë se duhet me bo kërkesën në komunë pasiqë komuna e ka përgjegjësin për këtë”, shtoi qytetari.

Ai shton se nga rrjedhja e kanalizimit po lirohet edhe një kundërmim shumë i madh.

Arben Ahmetin ka kontaktuar me Drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ku ai ka thënë se kjo është përgjegjësi e ujësjellsit “Prishtina”.

“Kjo është përgjegjësi e ujësjellsit “Prishtina” dhe ne si komunë kemi nda 1 milionë euro për ndërhyrjen në kanalizime, por që sot do të dërgojmë një ekip dhe do ta shikojnë situatën në të cilin ndodhet kanalizimi në oborrin e bibliotekës”, tha ai./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=uAi43ELtgYU

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.