Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ukrainë: Peticioni për njohje të Kosovës merr mbi 4 mijë nënshkrime

Gazeta10
19 December 2022 - 14:20

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, e ka nisur një peticion për ta njohur Ukraina si shtet Kosovën.

Deri më tani kjo nismë ka marrë 4345 vota, nga 25 mijë sa duhen në total.

Mbledhja e nënshkrimeve është ende në proces, teksa kanë mbetur edhe 84 ditë.

Ky peticion është hapur më 13 dhjetor, dhe në momentin që i arrin nënshkrimet e duhura do t’i dërgohet presidentit ukrainas Volodomyr Zelenskyt.

Ndryshe, Goncharenko ka qenë më i zëshmi në lidhje me Kosovën, madje ka qenë i pranishëm në Prishtinë, në Kuvendin, ku ka mbajtur një fjalim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.