Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

UNFPA me tryezë për përfshirjen e personave të moshuar

Gazeta10
30 September 2022 - 20:19

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, UNFPA ka organizuar tryezë lidhur me gjendjen e të moshuarve në Kosovë dhe mundësitë për adresimin e nevojave të tyre sociale. Deputete të Kuvendit të Kosovës kanë thënë se si shoqëri duhet të kemi obligime ndaj të moshuarve. Kurse, Visare Mujko Nimani, udhëheqëse e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, tha se kjo organizatë është fokusuar kryesisht në kontributin e grave të moshuara, që sipas saj, nuk vlerësohet dhe është subjekt i diskriminimit, raporton Kanal10.

Raporti: Kujtesa Delija, Montazhi: Ahmed Beqiri, Kamera: Ron Hashani.

Thirrje për përfshirje më të madhe në shoqëri të moshës së tretë, është bërë në një tryezë diskutimi në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar.

UNFPA organizoi të premten një tryezë diskutimi në Prishtinë me përfaqësues të organizatave, institucioneve dhe shoqërisë civile

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, tha se një shtet vlerësohet në trajtimin që i bëhen fëmijëve dhe të moshuarve.

Visare Mujko Nimani, udhëheqëse e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, tha se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi mbi gjendjen e të moshuarve në Kosovë, si dhe izolimi i tyre gjatë pandemisë.

E ftuara e nderit, Kimete Zeqa, infermiere në pension, u shpreh se për të vitet janë vetëm numra.

Gjatë këtij diskutimi, u shfaqën disa raporte në lidhje me shkallën e vetmisë së të moshuarve në Kosovë, ku në bazë të raportit të realizuar nga UNFPA, 58% e tyre ndjejnë një lloj vetmie./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.