Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

United ‘shkatërron’ Chelsean, siguron top 4-shen

Gazeta10
25 Maj 2023 - 23:15

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros së 32-të në elitën e futbollit anglez mes Manchester United e Chelsea.

“Djajtë e Kuq” shënuan fitore të thellë me rezultat 4-1, në ndeshjen e cila u luajt në “Old Trafford”.

Golin e parë për United në këtë ndeshje e shënoi Casemiro, gjersa i njejti kontriboi në aksionin e golit të dytë, i shënuar nga Martial në fund të pjesës së parë.

Teksa, në pjesën e dytë golin e tretë e shënoi Bruno Fernandes përmes penaltisë së shkaktuar nga Wesley Fofana.

Golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anglez, Marcus Rashford, i cili tashmë arrin në kuotën e 17 golave në ligë.

Ndërkohë, golin e nderit për “Blutë e Londrës” e shënoi Joao Felix në minutën e 89-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, United siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas një sezoni mungesë.

Në anën tjetër, Chelsea mbetet në pozitën e 12-të me 43 pikë të tubuara në 37 ndeshje.

Në ndeshjen e fundit për këtë sezon në Premier League, United pret në shtëpi Fulhamin, gjersa Chelsea po ashtu do të jetë nikoqir i Newcastle.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.