
Universiteti i Prishtinës njofton të gjithë kandidatët e interesuar per aplikim në studimet Bachelor se Senati i UP-së ka miratuar Udhëzuesin për Provimet Pranuese.
Ky udhëzues ka për qëllim t’i informojë kandidatët për mënyrën e organizimit të provimeve pranuese, përmbajtjen e tyre, si dhe për modele të pyetjeve te testeve, në varesi të programit të studimit për të cilin kandidatët vendosin të aplikojnë.
Udhezuesi i cili do të përditësohet çdo vit, ështe i hapur për të gjithë të interesuarit dhe përmban informata të rëndësishme që do t’u ndihmojnë kandidatëve të përgatiten më mirë për procesin e pranimit në Universitetin e Prishtinës.
Kandidatët, varsisht nga programi i studimit ku planifikojnë te aplikojnë, mund t’i gjejnë informatat përkatëse ketu.