
Në emisionin Adresa, Ismaili tha se nuk e kupton pse dikush i jep vetes të drejtë të flasë për role apo ndikime të caktuara brenda PDK-së, duke shtuar se partia funksionon përmes strukturave dhe organeve vendimmarrëse.
“Ne jemi pjesë vitale e PDK-së sepse kemi kohë të gjatë që punojmë dhe vazhdojmë të punojmë për partinë. PDK merr vendime bazuar në kryesinë që e ka”, deklaroi Ismaili.
Ai shtoi se brenda partisë ekziston atmosferë e mirë dhe bashkëpunim mes anëtarëve, kryetarëve të degëve dhe strukturave drejtuese, ndërsa tha se kjo mund të mos kuptohet nga persona që, sipas tij, kanë pasur konflikte në subjektet ku kanë vepruar.
Sipas Ismailit, PDK ka “dinamikë të jashtëzakonshme të brendshme”, duke përmendur se partia ka kaluar procese dhe periudha të ndryshme lidershipi ndër vite.
Deklaratën e plotë mund ta ndiqni në video.