
Kandidati për deputet nga PDK, Uran Ismajli në Adresa tha se situata aktuale në vend tregon një lodhje të madhe të qytetarëve me krizën politike, të cilën ai e konsideron të shkaktuar nga qeverisja aktuale.
Sipas tij, zgjedhjet e 7 qershorit përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme për ndryshim politik dhe për “ndaljen e krizës”.
Ismajli theksoi se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, përfaqëson stabilitet dhe aftësi për konsensus dhe bashkëpunim ndërmjet palëve politike.
“Situata tregon që qytetarët kanë një kërkesë të madhe, njerëzit janë të lodhur me krizën politike të shkaktuar dhe ajo krizë e ka një emër. Dhe 7 qershori e ka mundësinë e madhe që qytetarët ta ndalin krizën dhe ta bëjnë ndryshimin politik që ka nevojë Kosova… me kandidatin tonë Bedri Hamza, i cili është figurë që promovon stabilitet dhe konsensus”, deklaroi Ismajli.
Ai shtoi se fushata zgjedhore duhet të fokusohet në çështjet ekonomike dhe sociale, përfshirë rritjen e çmimeve, ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin, duke kritikuar qeverinë aktuale për mungesë adresimi të këtyre temave.
“Ne kemi një situatë ku çmimet janë rritur dhe kjo fushatë e 7 qershorit ka të bëjë pikërisht me këto tema… me ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin”, u shpreh ai.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/HVGiNgSDTyY