Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni

Gazeta10
29 December 2024 - 15:00

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses një stërvitje komplekse në kushte të vështira moti dhe terreni, nga ushtarë të FASh-it dhe të FSK-së.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se është dëshmuar fryma e bashkëpunimit dhe profesionalizmit.

“Kursantët treguan përkushtim dhe aftësi të larta operacionale, duke përmbushur me sukses detyrat speciale të kërkuara nga misioni i Batalionit Komando”.“Krenarë për të gjithë ata që sfidojnë kufijtë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit!”, thuhet në njoftimin e ministrisëStërvitja përfshiu:

Testimin e kapaciteteve dislokuese dhe aftësive fizike e psikologjike.

Marshim 42 km me pajisje, kalim i vijës së frontit, zbulim dhe goditje objektivi, mbijetesa dhe rikthimi në zonën e sigurt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.