Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vajza e Sundoloviqit tregon çka e pyetën agjentët serbë: “E takove Kurtin, ç’porosi të dha?”

Gazeta10
29 January 2024 - 11:22

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq që u rrah nga shërbimet sekrete serbe, ka folur pas homazheve që bëri në Prekaz.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo ka treguar për ndalimin e saj në pikën kufitare në Merdare nga agjentët e shërbimit sekret serb.

Ajo ka thënë se është marrë në pyetje për tri orë, duke e pyetur se më kë është takuar në Prishtinë dhe nëse është takuar me kryeministrin, Albin Kurti.

“Ata mendojnë se veprimi im është një veprim kundër qeverisë serbe, se unë po komplotoj kundër qeverisë serbe. Ata më pyetën me kë fola, nëse fola me kryeministrin Kurti, çfarë mesazhesh kishte ai për babain tim, pyetje të ndryshme për aktivitetin tonë politik. Më pyetën kush e mbështet babain dhe me kë jemi në kontakt, nëse njoha njerëz gjatë qëndrimit tim në Prishtinë. Unë nuk mund t’ju përgjigjesha këtyre pyetjeve pasi nuk takova askënd në Prishtinë, thjesht vendosa lule në varrin e Jasharajve dhe ata u acaruan me këtë përgjigje. Më pyetën ku punoj, cilat janë pasionet e mia dhe çfarë bëj në kohë të lirë. Më pyetën pse kam një pasaportë kroate dhe cili është emri i mamasë time.” – ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ndihet e kërcënuar dhe mendon se mund t’ia bëjnë të njëjtën gjë si babait të saj.

“Për tre orë më akuzuan se po komplotoja kundër vendit tim. Ndihem e kërcënuar sidomos pas kësaj bisede 3-orëshe ku ata u përpoqën të mësonin çdo detaj të jetës sime, ku punoj, ku jetoj, ku shkoj dhe këto më duken kërcënime. Pas asaj që i ndodhi babait tim ata mund të përpiqen të bëjën të njëjtën gjë dhe me mua.” – ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.