
Ish-zëvendësministri i Punëve Brendshëm, Valdet Hoxha ka komentuar takimin e fundit mes dy palëve përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.
Ai në emisionin ‘Raporti’ në Kanal 10 tha se takimi nga kryenegociatori Bislimi ishte i pakuptimtë, pasi kushtet e kryeministrit Kurti nuk u shtruan fare në diskutim.
“Takimi nga kryenegociatori , zëvendëskyreministri Bislimi ishte i pa kuptimtë, sepse këto kushte le që su plotësuan por nuk u shtruan as në diskutim. Dështimi ishte i pritshëm dhe megjithatë duhet të jemi pak më serioz që kur vendosim kushte, duhe të jenë ekuavalente edhe me fuqinë tonë politike dhe në raport me koordinimin tonë me ndërkombëtarët”, tha Hoxha, raporton gazeta10.
“Shpesh ndoshta nga mungesa e përvojes po dalim para partnerërve tanë ndërkombëtarë me të cilët e kemi liru e ndërtu vendin, po dalim jo serioz për disa veprime, për disa kushte. Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarimet, sidomos zyrtarët e lartë kur i tregojnë, unë e shoh të pa arsyeshme kur i tregojmë ShBA-së se ne jemi sovran, nuk besoj që befasohen , ata e dinë që jemi sovran sepse pa ta nuk do të ishin sovran”, tha tutje ai.
“Por duhet që ti bindim edhe idetë, propozimet të cilat nuk kalojnë duhet t’i bindim se pse , nuk është hera e parë që Kosova i ka refuzuar propozimet e Bashkësisë ndërkombëtare madje edhe të ShBA-së , presidenti Rugova e ka refuzu daljen në zgjedhje të serbëve gjatë viteve të 90 ta kur i është kërkuar”, përfundoi Hoxha. /Gazeta10/