Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valmir Elezi: Numërimi për deputetët përfundon në pesë komuna, mbi 75 mijë pako nga diaspora në verifikim

Gazeta10
09 June 2026 - 19:20

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave dhe verifikimit të rezultateve po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas Elezit, nga 38 Qendra Komunale të Numërimit, procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike ka përfunduar deri më tani në pesë prej tyre.

“Deri më tani, gjatë ditës së parë, procesi është përmbushur në pesë komuna, ndërsa në qendrat e tjera komunale të numërimit po vazhdon numërimi dhe verifikimi i rezultateve”, tha Elezi.

Ai theksoi se komunat që kanë përfunduar numërimin janë duke dorëzuar materialet zyrtare zgjedhore në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë kutitë e votimit dhe dokumentacionin përkatës.

Valmir Elezi njoftoi gjithashtu se në QNR po zhvillohet procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës në kuadër të votimit përmes postës.

Sipas tij, më 8 qershor është realizuar tërheqja e pakove nga 22 kuti postare të KQZ-së jashtë vendit, ndërsa bëhet fjalë për më shumë se 75 mijë pako të supozuara me fletëvotime.

“Pjesa më e madhe e këtyre pakove tashmë është sjellë në Kosovë dhe do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe vlerësimit sipas procedurave të parapara”, deklaroi Elezi.

KQZ-ja ka bërë të ditur se procesi i numërimit dhe verifikimit të votave po vazhdon në të gjitha qendrat ku ende nuk ka përfunduar numërimi.

Video e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.