Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valmir Elezi tregon kur përfundon numërimi i votave me postë

Gazeta10
16 June 2026 - 19:39

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave nga diaspora, përkatësisht i votave të dërguara përmes postës, është drejt përfundimit.

Në një lidhje direkte për emisionin “Gazeta”, Elezi tha se që nga fillimi i numërimit të premten në mbrëmje janë numëruar 174 kuti votimi nga gjithsej 223.

Sipas tij, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë është përpunuar pjesa më e madhe e fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës, ndërsa kanë mbetur edhe 49 kuti për t’u numëruar.

“Bazuar në dinamikën e punës, shpresojmë që numërimi i këtyre kutive të përfundojë gjatë ditës së sotme dhe nesër. Edhe nëse mbeten disa kuti për t’u numëruar, jemi brenda planifikimeve procedurale që numërimi i votave me postë të përmbyllet deri në mesjavë”, tha Elezi.

Ai shtoi se pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja do të vazhdojë me numërimin e fletëvotimeve të votimit me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.