Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Valon Berisha bëhet me skuadër të re

Gazeta10
08 January 2024 - 11:08

Valon Berisha është bërë me skuadër të re. Ylli kosovar është bërë blerja e parë e Lask Linz në Austri në afatin dimëror. 30-vjeçari nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me skuadrën që po synon titullin në Austri.

Kosovari ishte nën kontratë me Stade Reims në Francë deri në verë, ndërsa sezonin e kaluar u huazua te Melbourne City në Australi.

Berisha është në të kaluarën ishte pjesë e kampionatit austriak tek skuadra e Salzburg.

Në Salzburg ai luajti 167 ndeshje në gjashtë vite ku kishte shënuar 31 gola.

“Isha i emocionuar që në momentin e parë. Lask është skuadër tërheqëse dhe është nder për mua të luaj këtu. Pamja e “Raiffaisen Arena” është tërheqëse për mua. Pres me padurim të jem në fushën e lojës me këtë fanelë”, ka thënë Berisha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.