Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Valon Bunjaku shpallet “MVP” i javës së nëntë në elitën e basketbollit kosovar

Gazeta10
07 November 2022 - 15:30

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Valon Bunjaku, është shpallur “MVP” i xhiros së nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Gazeta10.

Bunjaku zhvilloi në ndeshje mjaft të mirë ndaj Prishtinës dhe ishte njëri nga basketbollistët më meritorë që Ylli arriti ta mposhtë Prishtinën në kryeqytet.

Bunjaku në ndeshjen ndaj Prishtinës arriti të realizoj 21 pikë, tre kërcime dhe katër asistime.

Federata e Basketbollit të Kosovës po ashtu ka publikuar edhe formacionin e javës së nëntë në elitën e basketbollit kosovar.

Top 5-shja e xhiros së nëntë përbëhet nga Valon Bunjaku i Yllit, dyshja e Trepçës Drilon Hajrizi e Erjon Kastrati dhe nga dyshja tjetër e Vëllaznimit, Damonte Dodd dhe Emmanuel Omogbo.

Në xhiron të nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll Ylli fitoi derbin e javës ndaj Prishtinës, Vëllaznimi mposhti në udhëtim Rahovecin, Trepça fitoi në “Sezai Surroi” kundër Bashkimit, ndërsa ndeshja Peja – Ponte Prizreni nuk u zhvillua për arsye të angazhimit të ‘verdhezinjëve’ në Ligën Ballkanike dhe rezultati i kësaj ndeshje do të regjistrohet nga Liga Unike. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.