
Oliver Varhelyi – Komisioneri Evropian për Zgjerim, ka përshëndetur marrëveshjen për dokumentet e hyrje-daljeve mes Kosovës e Serbisë.
Ai ka thënë se shpreson që kjo marrëveshje të shënojë një epokë të re në dialog, transmeton Gazeta10.
“E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të shënojë një epokë të re të përparimit real në dialog, bazuar në marrëveshjet dhe zbatimin e ndërsjellë”, ka shkruar Varhelyi./Gazeta10
I welcome the agreement on free movement between #Kosovo and #Serbia and I sincerely hope this signals a new era of real progress in the dialogue, based on mutual agreements and implementation. https://t.co/F1peKUKC3C
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) August 28, 2022