Gazeta10

Varroset 48 vjeçari që vdiq pas goditjes nga vetura (VIDEO)

Raporti: Arbenita Ilazi/Kanal10


Familja Thaçi nga Caralluka e Malishevës ka hapur dyert për të pame, për varrimin e të birit Shaip Thaçi, i cili humbi jetën pas goditjes nga një veturë, derisa po kalonte rrugën në Veterrnik. Ndërkaq, në ceremoninë e varrimit, familja e tani të ndjerit ia shtrirë dorën e pajtimit familjes Halili nga Podujeva. Të njëjtit, u kanë bërë thirrje institucioneve që të bëjnë sa më shpejtë një zgjidhje për atë rrugë.

Kalimi i rrugës në Veternik të Prishtinës, ishte fatal për Shaip Thaçin nga fshati Carallukë i Malishevës.

Pasi është goditur nga një veturë, 48-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Një ditë pas këtij aksidenti tragjik, familja ka hapur dyert për ngushëllime.

Familjarët kanë treguar momentet e fundit me tani të ndjerin.

Familjarët u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të mundësojnë mbikalimet për këmbësorë, pasi sipas tij, për shkak të neglizhencës po rritet numri i vdekjeve në atë pjesë.

Ndërkohë, të shtunën, dhjetëra qytetarë kanë marr pjesë në ceremoninë e varrimit të 48-vjeçarit.

Të pranishëm kanë qenë edhe familjarët e shoferit, që ka goditur për vdekjen viktimën, pasditen e së premtes.

Aty familja Thaçi ka zgjatur dorën për t’ia falur gjakun familjes Halili nga Podujeva.

Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të viktimave që humbin jetën nga aksidentet në trafik./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit