
E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi përmes një letre të hapur ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e Këshilli Gjyqësor që të shqyrtohen rastet e refuzuara të të mbijetuara të dhunës seksuale.
Krasniqi në letrën drejtuar krerëve të shtetit u ka kërkuar atyre të mos humbet më shumë kohë, pasi shumë prej viktimave kanë vdekur pa iu njohur statusi.
Krasniqi me këtë rast ka bërë të ditur se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ka filluar procesin e aplikimit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton Gazeta10.
Postimi i plotë:
Letër e hapur
Komisioni Qeveritar/NJVSPDHLÇK ka rifilluar procesin e aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Personalisht kam takuar qindra viktima, shumë prej të cilave u është refuzuar paarsyeshëm statusi.
Si viktimë, që kam kaluar gjithashtu nëpër një proces të mundimshëm verifikimi kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të angazhohen që rastet e refuzuara të shqyrtohen, dhe të mbijetuarave që me vite po presin vendimet e gjykatave t’u njihet statusi. Është humbur shumë kohë dhe shumë viktima kanë vdekur në errësirën e traumës së tyre, Ju lutem mos lejoni që kjo të ndodhë edhe me të tjerat. Vjosa OsmaniAlbin Kurti