
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur pas takimit me përfaqësuesit e BE-së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se janë dakorduar që bidesimet e ardhshme mes dy krerëve do të vazhdojnë më 18 mars, në Maqedonië e Veriut.
“Kemi pasur takimin e zakonshëm të vështirë. Do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme. Besoj se në periudhën e ardhshme do të ketë shumë bisedime të tjera. Siç e kuptoj unë, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut më 18 mars, kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë rajonin”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve në Bruksel teksa ka folur për mbarvajtjen e takimeve./Gazeta10