
Kanë vazhduar raportimet nga mediat franceze për trukimet e katër ndeshjeve në Kosovës.
I pari medium që raportoi ishte “Le Figaro”, por tani edhe mediumin i famshëm francez “Le Parisien” ka raportuar për këtë ngjarje.
Sipas “Le Parisien” katër persona janë arrestuar për kurdisje të ndeshjeve në kampionatin kosovar.
Bastet për trukimet e këtyre katër ndeshjeve janë bërë në një seli bastesh në Francë.
Gjithnjë sipas “Le Parisien”, trukimi i këtyre ndeshjeve është bërë në kompaninë “Football Bettors” që funksionon për kompeticionet më të mëdha, por edhe për kampionatet që nuk transmetohen nga mediumet franceze, siç është kampionati kosovar.