Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, gazetarja e Kanal10 ndan detaje

Gazeta10
12 February 2025 - 18:25

Në sallën ” 1 Tetori” në Prishtinë është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet.

Në lidhje direkte për emisionin “Raport”, gazetarja e Kanal10, Blerina Mustafa dha më shumë detaje, teksa bëri të ditur se njëri nga 10 ekranët është jashtë funksionit.

Mustafa mes tjerash, shtoi se deri më tani vetëm pesë kuti me vota janë numëruar.

“Sipas informacioneve që i kemi nga komisionerët këtu, prej dhjetë ekraneve këtu njëri prej tyre nuk është duke funksionuar dhe është i ndalur për shkak të sistemit. Personat që gjenden para ekraneve janë duke shikuar procesin se si është duke shkuar. Gjithashtu sipas informacioneve nga komisionerët 253 kuti janë që duhet të numërohen por deri më tani janë numëruar vetëm pesë kuti. Ky proces është paraparë që të fillonte në orën 08:00 në mëngjes por është shtyer në orën 10:30. Sopas informacioneve nga KQZ janë numëruar mbi 99% të votave ku VV vazhdon të qëndroj e para në listë me numrin e votuesëve me 40.87%“, tha ajo. /Gazeta10

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.