Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Gazeta10
24 March 2025 - 8:23

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca është paraparë të nis nga ora 09:00, sipas kalendarit të publikuar.

Deri në përfundim të intervistimit të dëshmitarëve të Prokurorisë janë edhe 10 seanca.

Më 4 prill, do të mbyllen dëshmitë e Prokurorisë, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, e cila është bërë e ditur në konferencën e mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.