
Edon Zhegrova është njëri nga lojtarët më të vlerësuar në kampionatin francez.
Shkëlqimi i sulmuesit të Kosovës në Francë po vazhdon nga java në javë dhe ai është shndërruar një lojtar kyç te Lille.
25-vjeçari në fundjavë realizoi dy gola në ndeshjen kundër Strasbourgut, në përballjen që përfundoi me shifrat 3-3.
Zhegrova është bërë sërish pjesë e 11-shes më të mirë të javës në elitën e futbollin francez.
Anësori i Kosovës ka shpërthyer këtë edicion, me gjashtë gola të shënuara në tetë paraqitje në të gjitha garat.
Vlera e sulmuesit dardan në treg është rreth 25 milionë euro.
Zhegrova me gjasë po kalon edicionin e tij të fundit te Lille, pasi interesim për të kanë shprehur shumë skuadra të njohura evropiane.