Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vazhdon të jetë e mbyllur pika kufitare në Merdarë

Gazeta10
28 December 2022 - 9:07

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi raportohet se pika kufitare në Merdarë vazhdon të jetë e mbyllur.

Saranda raporton se në këtë pjesë kishte familjarë që ishin të brengosur pasi disa mërgimtar që ishin me kamionë dhe kanë mbetur vetëm një kilometër larg kufirit.

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur në Merdarë pas vendosjes së barrikadave kanë përdorur pikat kufitare të tjera si ajo tek Dheu i Bardhë në rrugën për Preshevë.

Rikujtojmë se 10-15 minuta zgjatë kolona në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, ndërsa nga Mutivoda zgjatë më pak 3-5 minuta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.