
Lucas Vazquez ka gjetur skuadrën e re pas largimit nga Real Madridi.
Anësori spanjoll karrierën do ta vazhdojë në Bundesligë, te Bayer Leverkuseni.
Vazquez është aktualisht në Gjermani për testet mjekësore, teksa kontrata pritet të nënshkruhet të martën mbrëma.
Kalimi te Leverkusen është hapi i parë në karrierë për 34-vjeçarin jashtë futbollit spanjoll.