Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdekja e 4-vjeçares, ShSKUK-ja thotë se erdhi si pasojë e një infeksion të rëndë

Gazeta10
21 February 2024 - 15:28

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalë me një reagim lidhur me vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova, e cila vdiq të hënën. Sipas prindërve të saj, ajo dyshohet se ishte rrahur nga disa familjarë.

Në reagimin e ShSKUK-së thuhet se e njëjta kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e QKUK-së më 17 shkurt, rreth orës 15:00 dhe se ishte sjellë nga Spitali i Gjakovës, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore.

Tutje thuhet se pas analizave dhe konsultave, ajo ishte vendosur për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë).

“Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse. Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë). Përkundër të gjitha masave reanimatore të ekipeve të mjekëve të Klinikës së Pediatrisë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija ndërron jetë me datë 19 shkurt 2024”, thuhet në reagim.

ShSKUK ka apeluar që “mos të spekulohet  në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë”.

“ShSKUK, ka kërkuar raporte të detajuara nga Spitali Përgjithshëm në Gjakovë dhe nga QKUK dhe të njëjtat do t’i shqyrtojë. ShSKUK, apelon që në publik, mos të spekulohet  në lidhje me shkaqet e vdekjes së pacientes, deri në rezultatet e hetuesisë,  të cilat  do të merren parasysh edhe nga ShSKUK për veprime të mëtejme”, thuhet në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.