Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja e pacientit pas operimit në Kardiokirurgji, Prokuroria autorizon policinë për të kryer hetime

Gazeta10
06 January 2023 - 11:03

Një mjek i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK kishte shpërndarë një operacion si sukses në rrjetet sociale, por në fakt pacienti ka ndërruar jetë disa orë pas intervenimit.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala përmes një postimi në Facebook pati thënë se ka kryer me sukses një operacion të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës. Në fakt operacioni nuk dihet nëse ka pasur sukses, sepse pacienti ka vdekur pas disa orësh.

Për këtë çështje, Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të kryejë hetime nëse ka pasë ndonjë vepër penale.

Për Gazeta10 këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj. 

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementëve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.