
Një person raportohet të jetë gjetur pa shenja jete sot në rajonin e Mitrovicës.
“Vdekja e dyshimtë” e këtij personi është raportuar rreth orës 16:50.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë se si fillim është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, një person është gjetur pa shenja jete.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Zaiti.
Po ashtu ai theksoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.