Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes 11-vjeçari në Pejë, ra nga ballkoni i shtëpisë

Gazeta10
03 April 2023 - 9:27

Një 11-vjeçar ka vdekur të dielën pasdite në fshatin Treboviq të komunës së Pejës.

Lidhur me rastin, për Gazeta10 detaje ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili tha se viktima kishte rënë nga ballkoni i një shtëpie dhe kishte arritur në spital pa shenja jete.

“Me datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir. Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë ne vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet Hetim i vdekjes”, tha ai.

Tutje, Gashi ka thënë se trupi i është liruar familjes dhe nuk është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.