
Një shtetase argjentinase ka vdekur në orët e para të së mërkurën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovës.
Sipas raportit policorë, viktima ishte duke qëndruar së bashku me një shtetas zviceran në kohën kur ra nga lartësia.Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin policorë.