
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një grua e cila ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri.
Rasti kishte ndodhur me datën 29 mars, ku shtëpinë e saj në Vitromiricë të Pejës e kishte kapluar zjarri, shkruan Gazeta10.
“Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve./Gazeta10