Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes i riu që ishte aksidentuar në Dubravë

Gazeta10
06 Korrik 2025 - 21:28

Ka vdekur në QKUK i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, i cili shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.