Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes këmbësorja pas goditjes nga vetura te rruga “C” – Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta10
28 November 2023 - 20:49

Ka vdekur këmbësorja që ishte goditur pak me parë nga një veturë, në rrugën ‘C”, ku kishte marrë lëndime të mëdha.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmoi se këmbësorja D.G, 56 vjeçare, ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk ka arritur ti përballoj plagët e marra.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur”, thuhet në deklarimin e Ahmetit.

Ahmeti ka treguar se ngasësi i automjetit është arrestuar.

“Lidhur me këtë rast  hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë tutje Ahmeti. Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.