Lajme

Vdes në moshë të re frizeri i njohur nga Drenasi

Gazeta10
30 Tetor 2024 - 12:51

Ka ndërruar jetë Milazim Tahiraj, i riu nga fshati Tërdec i Komunës së Drenasit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.

Tahiraj, i njohur për punën e tij si floktar, kishte një biznes personal në Drenas, pranë Stacionit të autobusëve, ku për vite me radhë ka shërbyer klientët e tij.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta vjen një ditë pas humbjes së një tjetër të riu nga Drenasi, inxhinierit Asdren Hajdari, transmeton DrenicaOnline.

Këto dy humbje kanë tronditur komunitetin lokal, duke sjellë ngushëllime dhe mbështetje për familjet e të ndjerëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.