Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes një 18-vjeçare në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Gazeta10
03 August 2023 - 21:50

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prishtinë, një 18-vjeçare ka vdekur dhe dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili shtoi se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjent.

Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.” – ka bërë të ditur Borovci.

Ai tutje ka njoftuat se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – ka përfunduar Borovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.