Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një 85-vjeçar në një aksident trafiku në Pejë

Gazeta10
15 Gusht 2025 - 13:36

Një 85-vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Po ashtu, Gashi tha se në vendngjarje kishin dalë policia dhe emergjenca ku është mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 9:43, policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen Dardania. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.