Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vdes një burrë në Rahovec, policia nis hetimet

Gazeta10
18 Shtator 2025 - 8:54

Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në Rahovec, e më pas ishte dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës.

Vdekjen e viktimës, e kishte konstatuar mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në Gjakovë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar,  nga familjarët është dërguar në emergjencën e QKMF Rahovec, nga ku viktima më pas me autoambulance dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Mjeku kujdestar në repartin e emergjencës në spitalin e Gjakovës,  ka informuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, policia ka iniciuar rastin si “Hetim i Vdekjes”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
31 Mars 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.