
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka vdekur një i burgosur me inicialet A.F.
Sipas SHKK’së, ai po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake, ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre.
“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thuhet në njoftim.