Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes një person në Gjakovë në një aksident trafiku

Gazeta10
26 July 2023 - 14:24

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 10:40 është raportuar  aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë  në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.

Gazeta10 do të ju mbaj të informuar lidhur me këtë ngarje….

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.