Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes një ushtar i KFOR-it në aksidentin në Pejë (FOTO)

Gazeta10
24 October 2023 - 21:06

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Personi i cili ka humbur jetën ishte ushtar i KFOR-it.

Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i, ku është konfirmuar se viktima e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë është një ushtar italian. e ka bërë të ditur

Gjithashtu lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi për Gazeta10.

Në media u raportua se në aksident janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.