
Një tetëvjeçar shqiptar ka vdekur pas goditjes nga një automjet në Itali, raporton Gazeta10.
Mediat italiane raportuan se ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në Foggia.
Ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike./Gazeta10