Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vdes trajneri kosovar i basketbollit, Illmen Bajra

Gazeta10
20 December 2023 - 11:29

Është ndarë nga jeta të mërkurën trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra.

Lajmin e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.

Bajra kishte punuar si ndihmës te KB Prizreni. Ndërsa si trajner kishte udhëhequr Bashkimin dhe Rahovecin. Në rolin e trajnerit, suksesin më të madh e arriti në vitin 2018, kur fitoi titullin kampion me skuadrën e femrave të Bashkimit. Ishte trajner edhe te gjeneratat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.