Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes zyrtar i lartë i BE-së, Ursula Von der Leyen i shpreh ngushllime familjes

Gazeta10
23 Gusht 2022 - 12:27

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian të Veprimit Klimatik. Mauro Petriccione ka ndërruar jetë, të marten, raporton Gazeta10.

Për të ka shkruar presidentja e Komisionit Evropian , Ursula Von der Leyen, duke shprehur ngushëllime.

“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Mauro Petriccione, Drejtori ynë i Përgjithshëm për Veprimin Klimatik”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Mauro ishte një koleg i dashur, i respektuar. Puna e tij i dha atij respekt dhe miqësi në Evropë dhe më gjerë”.

“Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij në këto kohë të trishtuara”, ka shkruar der Leyen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.