Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdiq dje në QKUK pasi u lëndua në vendin e punës, deklarohen nga Prokuroria për rastin

Gazeta10
04 July 2024 - 13:08

Një burrë ka vdekur dje në QKUK si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës. Policia njofton se ka arrestuar dy të dyshuar, pronarin e firmës ku punonte i ndjeri dhe pronarin e tokës.

Me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

 “Lipjan  03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se kanë lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy të dyshuarve.

“Ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh” ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.