
Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Istrefi.
Lajmin për vdekjen e Istrefit, i cili shërbeu edhe si mësimdhënës, drejtor shkolle, e profesor e bëri të ditur profesori Pajazit Hajzeri përmes një postimi në Facebook.
“Profesorin e njoha shumë vite më parë, në fillimet e rrugëtimit tim. Profesori do të na mungoi që të takohemi, të bisedojmë, të konsultohemi, të shkëmbejmë mendime, ide dhe literaturë për çështje të ndryshme historike dhe kombëtare”, ka shkruar ai.
Tutje, ai tha se Istrefi ishte autor i disa librave, ku sipas tij, dy veçse ishin në përfundim e sipër, por që s’arriti t’i shoh të botuara./Gazeta10