Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdiq një punëtor në Prizren, ra nga kati i tretë i një ndërtese

Gazeta10
13 September 2024 - 22:05

Një punëtor 48-vjeçar ka vdekur sot pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Prizren, derisa ishte duke punët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Gazeta10 se viktima është dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, por si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Viktima është J.K, 48-vjeçar.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë.

Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, tha Bytyqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.