Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vedat Muriqi dhuron 15,000 euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Gazeta10
07 February 2023 - 16:36

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi, është solidarizuar me popullin turk dhe sirian, pas tërmeteve vdekjëprurëse në këto vende.

Muriqi ka dhuruar 15,000 euro donacion për të prekurit nga ky tërmet.

Muriqi, i cili për disa vite ishte në Superligën e Turqisë, u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti. Shërim sa më të shpejtë për të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi ai një ditë më parë në rrjetin social “Twitter”.

28-vjeçari kishte luajtur në futbollin turk gjatë viteve 2014-2020, te skuadrat si Giresunspor, Genlerbirligi, Çaykur Rizespor dhe Fenerbahçe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.